Rreth Nesh

Themeluar në vitin 2000 MIGOBLIND Center është lider në tregun shqiptar të prodhimit të dyerve të blinduara.

Qëllimi i kompanisë që nga krijimi ka qenë realizimi i produkteve gjithmonë e me inovative, bashkimi i sigurisë dhe design në një gamë të gjerë modelesh të pershtatshme për çdo arredim dhe të personalizueshme sipas dëshirës.

Duke marrë të mirëqenë sigurinë tuaj, çdo ditë transformojmë konceptin e derës së blinduar, nga element funksional në kompletim arredimi, nga ndarje me botën e jashtme në simbol stili dhe personaliteti.

Produkte Cilësore

Duke mbyllur të gjithë proceset e prodhimit “in house” në një sipërfaqe totale prej 3500 m2, nga të cilat 2300 m2 facilitet prodhimi, 400 m2 show-room dhe 600 m2 administratë MIGOBLIND Center garanton produkte shumë cilësore dhe mbi të gjitha pa surpriza të pakëndshme. Këto procese fillojnë me design të pamjes së jashtme të derës, vazhdojnë me matjet në ambjetet tuaja, përgatitjen e skedave teknike, ndërtimin e konstruktit të sigurisë sipas nevojës dhe kërkesës, përzgjedhjes së aksesorëve të çertifikuar nga BE me cilësinë më të mirë, transportit dhe montimit pranë ambjeteve tuaja. Kjo realizohet nga stafi prodhimit prej 22 personash i specializuar për çdo proces me ndihmën dhe kujdesin e stafit prej 6 personash të administratës dhe finalizohet nga ekipet e transportit dhe montimit.

Garancia është një nga pikat e forta të MIGOBLIND Center. Kushtet e garancisë që ofron kompania janë të pakrahasueshme me çdo ofrues tjetër në Shqipëri. Kjo është zgjedhja e MIGOBLIND Center për të qenë me pranë klienteve dhe nevojave të tyre gjatë të gjithë kohës dhe jo vetëm në momentin e shitjes. Siguria që zotëron MIGOBLIND Center në produktet që ofron, garantohet jo vetëm nga përgatitja e stafit dhe teknologjia e automatizuar por edhe nga çertifikimet e marra që në vitet e para të krijimit.

Albanian